Tirana
few clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
28 %
9.3kmh
20 %
Mar
10 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
16 °
Sht
14 °
E martë, 28 Mars, 2023

U la jashtë Kuvendit të PD, Arben Ristani: Lulzim Basha është një aristokratuc, kopje e Edi Ramës! E ka kthyer Partinë në ndërmarrje private

Lajme të ngjashëm

Demokrati Arben Ristani thotë se Lulzim Basha po kthehet në një autokrat në PD. Sipas tij, ai po bëhet kopje e Edi Ramës. Duke folur pas Kuvendit Kombëtar të PD që u mbajt në 17 korrik, ku ai mbeti jashtë emrave fitues, Ristani u shpreh se ai Kuvend duhet harruar sa më shpejt.  

“Lulzim Basha po ktheht në një autokrat. Një kopje e Edi Ramës. Në këto kushte ajo që pritet dhe duhet është që Basha të lihet mënjanë dhe autokracia e tij të lihet mënjanë.

Përditë dhe më tepër ai po e kthen PD në një ndërmarrje private me pronar Bashën. Është duke parë vetëm interesat e tij. Çdo veprim që ak kryer, kemi një mos mbajtje të përgjegjësive për humbjet e njëpasnjëshme. Kemi mungesë të vizionit si do organizohet partia në të ardhmen”, tha Ristani në Fax News.

I pyetur për zërat se kunati i Bashës është përfshirë në prjektin e Portit të Durrësit, demokrati Arben Ristani tha se mes kreut të PD dhe Edi Ramës ka bahskëpunim ekonomik.

“Ajo që është e dukshme është që sundimtari dhe autokratuci Basha janë në lidhje, në komunikim me njëri-tjetrin. Kjo u paralajmëruar nga një deputete e rëndësishme e Bashës. E pyetur në media, ajo tha se nëse Rama do ishte serioz në ftesën e tij, atëherë vendimmarrja për Portin e Durrësit do ishte e përbashkët.

Një gjë është e qartë: Bahskëpunimi i tyre ekonomik ka qenë dhe është në vazhdim.”

Më shumë