Varianti i ri i Covid-19, i quajtur “Omicron” ka mbërritur edhe në Holandë.
Bëhet me dije se rastet e para janë shënuar në Amsterdam, konkretisht 13 persona kanë rezultuar pozitivë me variantin e ri, pasi kishin pak kohë që ishin kthyer nga Afrika e Jugut.
61 persona kanë rezultuar pozitivë të premten, të cilët ishin kthyer nga Afrika e Jugut, dhe më pas u mor edhe vendimi për ndalimin e fluturimeve me këtë vend.
61 personat që rezultuan pozitivë u vendosën në izolim në një hotel afër aeroportit, ndërsa një numër i vogël u lejuan të izolohen në karantinë në shtëpi nën kushte të rrepta.
Autoritetet shëndetësore u bënë thirrje të gjithë udhëtarëve që u kthyen nga Afrika Jugore javën e kaluar që të testohen. Testet janë falas dhe udhëtarët mund të presin rezultatet në izolim në shtëpi.
Omicron u raportua për herë të parë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, dhe ishte identifikuar për herë të parë në Afrikën e Jugut dhe thanë se provat e hershme sugjerojnë se ka një rrezik më të lartë të ri-infeksionit.
Menjëherë shumë vende kanë marrë masat dhe kanë ndaluar fluturimet me Afrikën e Jugut.