Reperja e njohur Tayna ka takuar së fundmi një prej të rinjve që u bënë meme në rrjetet sociale për shkak të një videoje.
Besim Hajra dhe një djalë i quajtur Ilir u tallën masivisht në Kosovë për shkak se gjatë një interviste Besimi e pyeti gazetaren: A bon me fol?
Për shkak se i kërkoi leje gazetares të flasë, videoja u bë virale, por duket se Taynës nuk i ka pëlqyer ky gjest.
Reperja ka vendosur të takojë të riun dhe me anë të një postimi në Instagram bën me dije se historinë e këtij djali do ta bëjë këngë për të ndërgjegjësuar shqiptarët.
‘Unë takova Besim Hajren, njërin prej djemve të videos „A bon me fol“. Besimi ishte njëri ndër njerëzit më të sjellshëm dhe të dashur që kam takuar. Ai m‘tregoi për talljet që ju kishin ndodhur sic i dim të gjithë dhe historia nuk ishte aspak e këndshme. Më vjen shumë keq për ato që dëgjova dhe besoj që edhe juve. Për të bërë një ndryshim, unë vendosa të përdor fjalën e lartpërmendur në këngë dhe ta shëndrrojmë atë në diçka të këndshme që kjo histori të merr një kahje tjetër. Besimi tha se ishte i pajtimit, poashtu edhe për Ilirin tha se pranonte. Kënga vjen së shpejti dhe është më ndryshe se ajo që ju veç e keni dëgjuar’, shkruan Tayna.