Tirana
few clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
47 %
2.6kmh
20 %
Die
23 °
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
E diel, 2 Tetor, 2022

U kthye në atdhe pas një viti për dy dasma në fis, kush është 27-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në Rrogozhinë: Askush s’e dinte udhëtimin surprizë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Detaje të trishta janë zbardhur nga aksidenti i rëndë që u shënua ditën e djeshme në Rrogozhinë, ku humbi jetën një 27-vjeçar.

Mësohet se viktima është Festim Meçja. Një i ri që prej një viti ndodhej në Itali dhe që dje po kthehej në Shqipëri. Familjen 27-vjeçari nuk e kishte njoftuar pasi donte t’i surprizonte dhe do të merrte pjesë dhe në dy dasma në fis.

Por aksidenti tragjik i preu rrugën të riut, i cili nuk arriti të shkonte në shtëpi dhe të përqafonte nënën, babain dhe motrën që e prininin prej një viti.

Në fshatin Sinaballaj që përgatitej për dy dasmat, tashmë ra një perde e zezë, që kur se ndodhi aksidenti dhe u mësua emri i 27-vjeçarit.

27-vjeçari makinë e kishte marrë me qira sapo kishte mbërritur nga Italia në Shqipëri dhe ishte nisur drejt shtëpisë, ndërsa u përplas me një kamion pak kilomentra larg banesës së tij.

Dyshohet se shpejtësia dhe parakalimi i gabuar i “Benzit” ishte shkak i këtij aksidenti tragjik.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img