Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
44 %
1kmh
40 %
Enj
13 °
Pre
11 °
Sht
10 °
Die
7 °
Hën
7 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

U “kryqëzua” se nuk reagoi për Xhakën, Rama për postimin e vitit 2018: U qëndroj 100% të dyja rasteve, nuk i ndihmoj dot ata që nuk duan të kuptojnë pse-në

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish në lidhje me akuzat e bëra ndaj tij se pse nuk pati një reagim lidhur me deklaratën e FIFA-s për të gjobitur, futbollistin Granit Xhaka, pasi veshi fanelën me emrin “Jashari”,  gjatë ndjeshjes Zvicër-Serbi.

Në reagimin e parë kryeministri tha se nuk i takon atij të reagojë kur bëhet fjalë për dy qytetarë që luajnë për kombëtaren Zviceriane, pasi ai është kryeministri i Shqipërisë dhe jo Zvicrës.

Kjo deklaratë e kryeministrit nuk u prit aspak mirë dhe të menjëhershme ishin akuzat ndaj tij, ku në rrjet u publikua një posti i Ramës në vitin  2018-të ku ai shprehte krenarinë për Xhakën dhe Shaqirin të cilët kishin shënuar po kundër Rusisë në Europian.

Në reagimin e pak minutave më parë, Rama thekson se vijon ti qëndrojë të dyja postimeve, por nuk mund t’i ndihmojë dot ata që nuk kuptojnë pse-në.

“Janë ca kinse patriotë më të mëdhenj se të tjerët e disa kinse të zgjuar më shumë se të tjerët, që fjalëve të mia sot u kundërvihen me postimet e mia dikur për 👐 e Xherdanit e Granitit! U qëndroj 100% të dyjave dhe ata që nuk duan ta kuptojnë psenë nuk kam se si i ndihmoj”, shkruan Rama.

Më shumë


spot_img









spot_img