Hapësire reklamuese

Aktualitet

U kritikua për skulpturën e Skënderbeut, flet Sinan Aliaj: Nuk u bazova te Noli apo Barleti, por te perandoria otomane

Shkruar nga Newsbomb
Sinan Aliaj

Një nga temat më të diskutuara në spektrin social-politik, frymëzuar nga reagimi i opinionit publik është dhe debati për skulpturën e Gjergj Kastriot Skënderbeut në Prizren.

Autori i skulpturës së Skënderbeut, Sinan Aliaj, ka folur lidhur me veprën e tij. I ftuar në emisionin “Open”, ai u shpreh se ishte i kënaqur me punën e bërë.

Më tej, ai shtoi se për të krijuar punën, nuk ishte bazuar tek Marin Barleti, madje as tek Kadareja, Naimi apo Noli, por tek kronikat turke të kohës.

Vasili: Si ndjeheni për veprën dhe punën tuaj?

Aliaj: Unë për vete jam i kënaqur me atë që kam realizuar.

Vasili: Ku jeni bazuar? Në çfarë studimesh historike?

Aliaj: Nuk jam frymëzuar as tek Barleti, Noli, as Naimi dhe as Kadareja. Por tek disa kronistë të kohës. Sulltani e ka dashur më shumë se fëmijët e tij. Jam bazuar tek perandoria otomane, ku edhe u rrit dhe u shkollua.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll