Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
42 %
7.7kmh
0 %
Sht
28 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

“U kripa në borxh”, ndjekësi e pyet a vuan nga ankthi, përgjigjet Aurela Gaçe: Merrja avionin në darkë… shkoja në club në Zvicër për lekë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

5fc937a67a305568b73bb22b00d5def6

Aurela Gaçe është një nder personazhet më të ndjekur dhe të komentuara në botën e shoëbizit, e cila njihet për natyrën dhe karakterin e saj të drejtpërdrejtë.

Këngëtarja ka publikuar në ‘Instastory’ një bisedë më një ndjekës, i cili e pyet nëse ka vuajtur ndonjëherë nga ankthi. Aurela ka pranuar se ka përjetuar diçka të tillë shumë vite më parë, kur ka pasur një shumë të madhe parash borxh dhe falë punës së saj arriti ta shlyente të gjithë borxhin.

“Sigurisht. Kur ti je fëmija i madh i familjes, kur ti s’ke asnjë të ardhur, kur dëshiron shumë në jetë, duhet të marrësh vendime e të besh të pamundurën t’i realizosh. Gjatë periudhave të ndryshme, kam pasur vështirësi shpirtërore, psikologjike, monetare, të cilave duhet t’u jepja zgjidhje vetë. Për shembull: Në koncertin e dytë recital, në Pallat të Kongreseve, ngela borxh 15 milionë lekë.

35 i lava me sponsora e bileta… pastaj merrja avionin çdo të premte në darkë shkoja në club diku në Zvicër, punoja deri të dielën, vija të hënën në mëngjes në shkollë, ktheja frangat në lekë, laja borxhet e kështu me radhë derisa ja dola ballë-ndritur. Imagjino ishte viti 2000. Unë luftoja të ndërtoja atë çfarë doja, por s’ka qenë aspak e lehtë”, ka treguar këngëtarja Aurela Gaçe.

154723016_183283543243214_6588555949489881839_n.jpg

Më shumë

spot_img
spot_img