Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
27 %
3.1kmh
40 %
Die
23 °
Hën
25 °
Mar
21 °
Mër
24 °
Enj
23 °
E diel, 25 Shtator, 2022

U konfrontua me klientët, shpallet në kërkim pronari i restorantit në Sarandë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim pronarin e një restoranti që u konfrontua fizikisht me një grup klientësh.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa në një video të publikuar në rrjetet sociale, dallohej pronari i restorantit Alban Çoba teksa ndiqte me thikë në dorë klientët.

Reagim i Komisariati të Policisë Sarandë

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqej nje shtetas i cili kishte kanosur me mjet prerës, disa klientë, në një lokal, në qytetin e Sarandës, ju informojmë se:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, për ngjarjen e ndodhur, janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. Ç., 48 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas, dyshohet se në ambientet e subjektit të tij, në lagjen nr.1, Sarandë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës (thikë), disa klientë. Vijon puna për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img