Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
31 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

U konfliktua me punonjësin e centralit në Gjirokastër, e pëson 55-vjeçari, policia i gjen në banesë një pushkë e disa fishekë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

552ed316b6cdde816dcec3a6df2788f2

Policia ka arrestuar një 55-vjeçar në Gjirokastër, pasi është konfliktuar mer një person tjëtr.

Sipas njoftimit të policisë, në vendin e quajtur “Centrali i Kaparjelit”, ai është konfliktuar me punonjësin e centralit, për furnizimin e centralit me ujë.

Pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet një armë zjarri pushkë dhe disa fishekë.

Njoftimi i policisë:

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes dy shtetasve.

Posedonte armë zjarri, arrestohet në flagrancë 55-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. B., 55 vjeç, banues në fshatin Kaparjel, Gjirokastër.

Ky shtetas, në vendin e quajtur “Centrali i Kaparjelit”, është konfliktuar me punonjësin e centralit, për furnizimin e centralit me ujë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, pas marrjes së informacionit se në fshatin Kaparjel po ndodhte një konflikt, organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur parandalimin e mëtejshëm të konfliktit.

Në përfundim të veprimeve është arrestuar në flagrancë shtetasin E. B., pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet një armë zjarri pushkë dhe disa fishekë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pushkë dhe fishekët.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img