Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U konfirmuan rastet e para me gripin e shpendëve, Silva Bino tregon nëse janë të rrezikuar qytetarët; tregon simptomat

Shkruar nga Newsbomb
U konfirmuan rastet e para me gripin e shpendëve, Silva Bino tregon

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar dje se në Shqipëri janë konfirmuar rastet e para të gripit të shpendëve.

Në lidhje me këtë ka folur shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, e cila ka sqaruar nëse rrezikojnë qytetarët nga gripi i shpendëve.

Ajo tha se rreziku për njerëzit është  i ulët, pasi trasmetimi i gripit tek njerëzit është i ulët.

“Ky lloj virusi 5N8 përbën një rrezik të ulët për shëndetin publik , pra një rrezik të ulët për njerëzit. Janë identifikuar vetëm 3 persona në Rusi të cilët kanë qenë më simptoma të lehta të gripit 5n8, deri tani nuk ka pasur forma në njerëz dhe nga vlerësimet që janë kryer nga Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve Europiane ku të gjitha të dhënat janë që rreziku për shëndetin publik është i ulët.

Pavarësisht kësaj ne jemi të përgatitur në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe do kryhen hetimet epidemiologjike,” tha Bino.

Ajo ndër të tjera ka treguar dhe simptomat që paraqiten tek njerëzit nëse preken nga gripi i shpendëve.

“Janë shenja fare të lehta, shenja të gripit, me rrufë, me pak kollë dhe temperature, por jo simptoma të rënda. Nuk është si llojet e tjera të gripit të shpendëve dhe nuk transmetohet gripi nga shpendët te njeriu edhe as nga njeriu tek njeriu,” tha ajo ndër të tjera për media.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll