Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
65 %
3.6kmh
75 %
Sht
28 °
Die
29 °
Hën
26 °
Mar
23 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

U konfirmua prezenca e variantit Delta, Ministria publikon shifrat e rasteve me Covid në 24 orët e fundit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Shëndetësisë thotë se 22 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Fatmirësisht, gjatë ditës së fundit nuk ka patur asnjë humbje jete. Ndërsa ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi prezencën e variantit Delta në Shqipëri.

NJOFTIMI I PLOTË:

Nisur nga konfirmimi i qarkullimit të variantit Delta në Shqipëri, MSHMS apelon qytetarët të vaksinohen sa më parë, për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Varianti Delta i infeksionit Sars-Cov2 është varianti më i transmetueshëm, ndaj respektimi i masave të distancimit fizik, vendosja e maskave në ambientet e brendshme dhe higjena, janë thelbësore për kufizimin e përhapjes së virusit.

Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 4,078 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 22 qytetarë, në këto bashki: 4 raste në Elbasan, 3 raste në Tiranë, Kurbin, Kukës, 2 raste në Lezhë, Gjirokastër, Dimal, 1 rast në Kavajë, Vlorë, Fushë- Arrëz.

Aktualisht janë 280 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 9 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,139 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (25 Korrik 2021)

Raste të reja ditore        22

Të shëruar në 24 orë     14

Të shtruar në spitale      9

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                4078

Testime totale             879,340

Raste pozitive             132,875

Raste të shëruara       130,139

Raste Aktive                       280

Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              98

Elbasan            30

Kukës                29

Vlorë                26

Lezhë               26

Durrës              18

Shkodër           17

Fier                   14

Berat               13

Korçë                6

Gjirokastër        3

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img