Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Enj
38 °
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
34 °
Hën
33 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

U konfirmua në detyrë nga KPK, ONM kërkon rivlerësim për gjyqtaren e Tiranës (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c65fc5d0d6c4a7272aac1b4731df39c1

Operacioni Ndërkombëtar i Monotorimit (ONM) ka kërkuar ankimim të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që konfirmoi në detyrë Rilinda Selimin, gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

Konfirmimi I KPK për gjyqtaren Selimi u bë më datë 14 dhjetor 2020, ndërsa sot e bëri publike vendimin për Komisionerëve Publikë.

Kjo ka sjellë që ONM të kërkojë rivlerësim të gjyqtares në të tre kriteret, atë të pasurisë, figurës personale dhe asaj profesionale, duke ankimuar procesin te Komisionerët Publik që ai ta dërgojë për rishqyrtim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Njoftimi i Institucionit të Komisionerëve Publikë:

Në datën 14.12.2020, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Rilinda Selimi, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

Vendimi nr. 325, datë 14.12.2020, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, iu njoftua Komisionerëve Publikë sot, më datë 28.1.2021.

Po sot, më datë 28.1.2021, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, për të tria kriteret e rivlerësimit.

Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar, në të njëjtën kohë, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Rekomandimi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit është publikuar në faqen zyrtare të Institucionit të Komisionerëve Publikë.

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img