Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U konfirmua në detyrë nga KPK, ankimohet vendimi për gjyqtarin e Beratit, Pellumb Zaimin

Shkruar nga Newsbomb
U konfirmua në detyrë nga KPK, ankimohet vendimi për gjyqtarin e

Komisioneri Publik ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethirt Gjyqësor Berat, Pëllumb Zaimin.

Gjykatës Zaimi ishte rikonfirmuar në detyrë nga KPK, por duket se hetimi i kryer për të është konsideruar i pamjaftueshëm nga ana e KPA-së.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se nëpërmjet këtij ankimi i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, të analizojë konstatimet për secilin nga kriteret e vlerësimit dhe në përfundim të shqyrtimit të çështjes në seancë publike, të vendosë ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të Pëllumb Zaimi.

“Komisioneri Publik, mbështetur në kompetencën e tij kushtetuese dhe ligjore, çmon se, nga shqyrtimi i vendimit nr. 574/2022, të Komisionit dhe akteve shoqëruese të tij, duke analizuar konstatimet për secilin nga kriteret e vlerësimit, në kuptim të nenit 4, pika 2 e ligjit nr. 84/2016, paraqiten gjetje dhe rrethana të tilla ligjore e fakti, që e bëjnë të cenueshëm vendimin në tërësinë e tij. Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, duke analizuar konstatimet për secilin nga kriteret e vlerësimit, dhe në përfundim të shqyrtimit të çështjes në seancë publike, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 574, datë 18.10.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Pëllumb Zaimi”, thuhet në njoftim.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të martën më 18 tetor 2022 vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Beratit, Pëllumb Zaimi.

Pëllumb Zaimi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 në Skrapar dhe pas mbylljes së asaj gjykate vitin 2007, u emërua në 2008-ën në Gjykatën e Beratit, ku dhe e ushtron aktualisht detyrën.

Procesi i vetingut për gjyqtarin Zaimi u krye nga trupa e KPK kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Suela Zhegun.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll