Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U kishte premtuar ti çonte drejt BE-së për 1140 euro, arrestohet 23-vjeçari nga Lazarati teksa trasportonte emigrantë të paligjshëm

Shkruar nga Newsbomb
U kishte premtuar ti çonte drejt BE-së për 1140 euro,

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi është kapur duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës 1140 euro.

Sipas njoftimit të Policisë shtetasi R.C., banues në Lazarat u kishte premtuar stetasve të huaj kalimin drejt vendeve të BE.

Ai është kapur në flagrancë në aksin rrugor Tepelenë-Fier, duke transportuar me automjetin tip “Audi” 4.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Njoftimi I plotë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Taksisti”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

U kap duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 23-vjeçari.

Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, finalizuan operacionin policor të koduar “Taksisti”, në përfundim të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi R. C., 23 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër.

Ky shtetas është kapur në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Tepelenë-Fier, duke transportuar me automjetin tip “Audi” 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës 1140 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll