Rreth 4 mijë infermierëve që kanë përfunduar studimet gjatë vitit akademik 2002-2006 nuk u njihet diploma. Infermierët u informuan në mars të këtij viti se atyre do t’u njihej diploma Barchelor, mirëpo një gjë e tillë do të ndikonte në uljen e pagës me 50 mijë lekë.
Përveç kësaj inferimerët do tu duhej të kthenin mbrapsht çdo pagë të marrë që nga viti 2015.
I pyetur nga “Gazeta Shqiptare” kreu i Shoqatës së Infermierëve të Shqipërisë Elson Jaçaj tregon se zanafilla e këtij problemi ka nisur që në vitin 2015.
“Unë si përfaqësues i Shoqatës së Infermierëve të Shqipërisë kam dhënë disa deklarata në lidhje me këtë çështje. Ne po mbledhim firmat për peticion, të cilat do t’i dërgohen çdo institucioni deri në një zgjidhje, në të kundërt çështja do të shkojë në gjykatë”, thotë ai.
Sakaq, në një reagim lidhur me këtë problem që prek 4 mijë infermierë reagoi Ministria e Shëndetësisë duke u shprehur se janë duke punuar për të gjetur një zgjidhje.