Hapësire reklamuese

Aktualitet

U kapën në megaoperacionin “Tempulli”, gjykata e Durrësit jep masat për 30 të arrestuarit

Shkruar nga Newsbomb
U kapën në megaoperacionin “Tempulli”, gjykata e

Gjykata e Durrësit ka lënë në fuqi masën e sigurisë për 30 persona e arrestuar në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, i cili u shtri në disa qytete të vendit. 26 prej tyre u lanë në arrest me burg, dy "detyrim paraqitje" dhe dy të tjerë "arrest shtëpie".

Më herët gjatë ditës së sotme gjykata e Korçës vendosi arrest me burg për 16 nga 26 të arrestuarit, të cilët kanë deklaruar se janë përdorues të lëndëve narkotike, por kjo nuk ka mjaftuar që të “shpëtojnë” nga akuza.

Po ashtu dhe gjykata e Vlorës la në burg 13 persona dhe 5 të  tjerë në “arrest shtëpie”. Kujtojmë se megaoperacionit “Tempulli” u zhvillua pak ditë më parë në disa qytete të vendit, i cili çoi në pranga 233 persona, si dhe u shpallën në kërkim 82 të tjerë.

Gjatë këtij aksioni policor i nisur prej muajsh u sekuestruan 829 kanabis, 61 kg heroinë, 15 kg heroinë dhe 15 ekstazi, si dhe një shumë e madhe parash, një lloj droge e re, në formë xhelatine e cila vinte nga jashtë, kryesisht me postë. Shpërndarësit e drogës u arrestuan, pasi agjentë të infiltruar bënë blerje të stimuluara të lëndëve narkotike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese