Dy shqiptarë janë dënuar me 12 muaj burgim secili në Mbretërinë e Bashkuar, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.
Bëhet fjalë për Gentian Zhupën 35 vjeç dhe Ergest Muçopatën 42 vjeç.
Dy bashkatdhetarët u kapën nga policia britanike në një fermë kanabisi në një magazinë industriale në Neyland.
Oficerët e policisë zbuluan në fermën e kanabisit në të cilën punonin shqiptarët 814 bimë kanabisi, që vlerësohet të kenë një vlerë prej 350 mijë paund.
Dy të pandehurit thanë në sallën e gjyqit që u mbajt për ta se ishin detyruar të punonin në fermën e kanabisit për të shlyer borxhet ndaj një bande kriminale që i solli në mënyrë ilegale në Mbretërinë e Bashkuar.
Gjithashtu ata thanë para autoriteteve britanike se u detyuruan të vinin në Britani për shkak të varfërisë në Shqipëri, për të ndihmuar familjet e tyre. Mediat britanike raportojnë se dy shqiptarët të akuzuar për kultivim të të lëndëve narkotike nuk kanë dënime të mëparshme në MB.