Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz

U kapën me shpejtësi skëterrë, Leonora Jakupi u del në mbrojtje dy shqiptarëve nga Kosova: Ç’ka keni more me tan këto sulme, leni njerëzit të kënaqen

Shkruar nga Newsbomb
U kapën me shpejtësi skëterrë, Leonora Jakupi u del në

Si shumë të famshëm të tjerë edhe këngëtarja Leonora Jakupi nuk ka qëndruar dot pa reguar në lidhje me dy qytetarët e Kosovës, të cilët u gjobitën në Shqipëri sepse po lëviznin me makina luksoze me mbi 220 km në orë.

Ndryshe nga të tjerët, Leonora i ka dalë në “mbrojtje” dy shoferëve të cilët kishin ardhur nga Zvicëra në Shqipëri dhe u “shfrenuan” rrugëve të vendit tonë duke ikur me shpejtësi skëterrë pa marrë parasysh çfarë fatkeqësi mund të shkaktonin.

Ajo shprehet kundër kritikave duke thënë se askush nuk i respekton rregullat dhe se gjithësecili paguan për gabimet e veta.

“Çka keni more me tan këto sulme për mërgatën tonë? Jo po garojnë me vetura, jo po parkohen keq, s’po i respektojnë rregullat në komunikacion etj etj. A mos jemi ne ma mirë se ata? Apo keni harru që jemi brumë i njëjtë? Leni njerëzit. le të kënaqen në vendin e vet, tek e fundit secili paguan për gabimin e vet! Gëzuar Diasporë.”, ka shkruar Leonora në “InstaStory”.

Lexo edhe: Njëri me BMW-në e pronarit, tjetri me Lamborghini me qira, gazeta zvicerane ‘demaskon’ shqiptarët që bënin gara në Fier-Vlorë

Më herët edhe këngëtari Genc Prevlukaj ka reaguar në lidhje me këtë ngjarje ku sipas Gencit dy shqiptarët e Kosovës duhet të dërgohen për kontroll mjekësore, të shikohet nëse janë normal, pasi gjoba e vendosur kundrejt tyre sipas tij është shumë pak.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll