Hapësire reklamuese

Aktualitet

U kapën me kanabis, gjykata e Krujës lë në burg djalin dhe çon në “arrest shtëpie” babain

Shkruar nga Newsbomb
U kapën me kanabis, gjykata e Krujës lë në burg djalin dhe

Gjykata e Krujës ka lënë në burg 19-vjeçarin që u kap gjatë një operacioni anti-kanabis së bashku me të atin.

Policia zbuloi një parcelë me 72 kubikë lëndë narkotike si dhe 3.7 kilogram kanabis në formën e boçeve, ndërsa në pranga u vunë babë e bir Halit Kani 53-vjeç dhe Sefer Kai 19-vjeç.

Prokuroria kishte kërkuar arrest me burg për të dy, por gjykata vendosi të japë masën “arrest shtëpie” për 53-vjeçarin.

Operacioni i Policisë dy ditë më parë:

Vijon kontrolli i territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. 

Finalizohet operacioni policor i koduar "Kroi i Madh".

Evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike. Arrestohen në flagrancë babë e bir.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre, u gjetën fidanë të dyshuar narkotikë, të kultivuar në kubikë, dhe rreth 3.7 kg lëndë e dyshuar narkotike në formë boçeje.

Specialisët për Hetimin e Krimeve më Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në fshatin Kroi i Madh.

Në kuadër të operacioni policor të koduar "Kroi i Madh" u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

H. K., 53 vjeç dhe S. K., 19 vjeç, të dy banues në Krujë (babë e bir).

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Kroi i Madh, në dy sipërfaqe toke në afërsi të njëra-tjetrës, kanë gjetur dhe asgjësuar bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat dyshohet se janë kultivuar nga 53-vjeçari dhe djali i tij.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve, u gjetën fidanë të dyshuar narkotikë, të kultivuar në kubikë, dhe rreth 3.7 kg lëndë e dyshuar narkotike në formë boçeje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe aparatet celulare të 2 shtetasve të arrestuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll