Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

U kapën me drogë në ishujt e Mykonos, kreu i bandës shqiptaro-greke: E kishim për përdorim vetjak

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Katër personat e arrestuar 4 ditë më parë për trafikim të lëndëve narkotike në Mykonos, kanë mohuar akuzat e ngritura ndaj tyre. Mes të akuzuarve është dhe kreu i bandës me origjinë shqiptare, Gjergji Kapaj.

Mediet në Greqi raportojnë se ata kanë deklaruar se nuk kanë lidhje me trafikun e drogës dhe se substancat narkotike që u gjetën nga policia, i kishin për përdorim vetjak.

Ndërsa avokati i dy prej të akuzuarve deklaroi në gjykatë se ka besim tek drejtësia për gjykimin e çështjes në mënyrë të paanshme.

“Ne kemi besim se drejtësia në proces do të gjykojë çështjen në mënyrë të paanshme në dimensionet e saj të vërteta”, është shprehur avokati Stavros Georgopulos.

Të akuzuarit u arrestuan gjatë një operacioni policor në Mykonos dhe Atikë. Gjatë hetimeve policore, ndër të tjera, u konfiskuan 76 gram kokainë, 50 gram kanabis, peshore elektronike, një pistoletë me 15 gëzhoja dhe një shumë parash prej 6,865 euro.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img