Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U kapën me çanta me drogë në kufi, arrestohen 2 persona, në kërkim 2 të tjerë

Shkruar nga Newsbomb
U kapën me çanta me drogë në kufi, arrestohen 2 persona,

Policia e Sarandës ka goditur një tjetër tentativë për trafik në të lëndëve narkotike.

Në vijim të punën për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike dhe trafiqeve të paligjshme që mund të zhvillohen nëpërmjet kufirit jeshil, Shërbimet e Policisë Kufitare gjatë patrullimit në afërsi të Likojanit, kanë evidentuar dhe kapur dy shtetas që po transportonin dy çanta ku brenda tyre kishte 22 kilogramë lëndë narkotike.

Në pranga u vunë shtetasit A. H., 31 vjeç, lindur dhe banues në Berzhit,Tiranë.
G. P., 29 vjeç, lindur dhe banues në Polis, Librazhd.

Po në vijim të veprimeve nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë shpallja në kërkim e dy shtetasve të tjerë A.XH dhe D.A, ku vijon puna për kapjen e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Sarandë

Operacion antidrogë i koduar "Likojani"

Operacioni nga Policia Kufitare e Sarandës

Goditet një tjetër tentativë për trafik të lëndëve narkotike

Sekuestrohen 22 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva

Arrestohen në flagrancë dy transportuesit e lëndës narkotike, si dhe shpallen në këkrim dy të tjerë.

Në vijim të punën për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike dhe trafiqeve të paligjshme që mund të zhvillohen nëpërmjet kufirit jeshil, Shërbimet e Policisë Kufitare gjatë patrullimit në afërsi të Likojanit, kanë evidentuar dhe kapur dy shtetas që po transportonin dy çanta ku brenda tyre kishte 22 kilogramë lëndë narkotike.

Menjëherë është njoftuar grupi hetimor dhe specialistët për hetimin e narkotikëve në Komisariatin e Polciisë Sarandë, ku në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
A. H., 31 vjeç, lindur dhe banues në Berzhit,Tiranë.
G. P., 29 vjeç, lindur dhe banues në Polis, Librazhd.

Po në vijim të veprimeve nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë shpallja në kërkim e dy shtetasve të tjerë A.XH dhe D.A, ku vijon puna për kapjen e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprime të mëtejshme.

55897022_2396996590586698_509732645744148480_n.jpg

 

 

 

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll