Hapësire reklamuese

Aktualitet

U kapën me armë të gatshme për qitje, Shqiponjat arrestojnë tre të rinjtë në Durrës (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
U kapën me armë të gatshme për qitje, Shqiponjat

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi lëviznin me armë zjarri.

Blutë e Durrësit bëjnë me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Mbbikalimi”, janë arrestuar shtetasit, Rei Nozlli, 24 vjeç, Endri Bruçi 22 vjeç dhe Ermal Meta 27 vjeç, pasi janë kapur me dy armë zjarri pistotela të gatshme për qitje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i plicisë:

Durrës/Vijojnë kontrollet “blic”, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Finalizohet nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar "Mbikalimi”.

Lëviznin me 2 armë zjarri pistoleta të gatshme për qitje, vihen në pranga 3 shtetas dhe sekuestrohen armët e zjarrit.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, si rezultat i kontrolleve intensive “blic” në çdo aks të qarkut, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Mbikalimi", si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

- R. N., 24 vjeç, E. B., 22 vjeç dhe E. M., 27 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri pistoleta, 1 krehër pistolete dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu