Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U kapën me armë, Gjykata e Elbaasnit i liron: Përfunduan afatet e paraburgimit

Shkruar nga Newsbomb
U kapën me armë, Gjykata e Elbaasnit i liron: Përfunduan afatet e

Luis Gaxhi dhe Rigers Spahiu u arrestuan në Tetor të 2022 pasi u kapën me arsenal armësh që do të përdoreshin për llogari të grupeve kriminale.

Edhe pse zyrtarisht nuk u arrit të identifikohej se cili ishte objektiv i atentatit, sipas prokurorisë së Elbasanit, krimi do të kryhej për hakmarrje pas vrasjen së Arjan Spahiut në Belgjikë i cili është vëllai i Rigers Spahiut.

Arrestimi i bujshëm i dy të rinjve në Elbasan, të dyshuar për arsenal armësh dhe eksplozivi dhe planeve që hartonin për të kryer vrasje hasmërish, është mbyllur me dështim dhe në heshtje.

Rigers Spahiu dhe Luis Gaxhi nga arrest me burg u dërguan nga gjykata në ‘’arrest shtëpie’’, me argumentin se ju ka përfunduar afati i paraburgimit.

Në atë kohë Policia e Elbasanit tha se u kapën 7 armë, mes tyre 4 automatikë, 3 pistoleta me silenciatorë dhe lëndë plasëse e montuar në aparate telefoni. Me këtë arsenal armësh Gaxhi dhe Spahiu dyshohet se po planifikonin të vrisnin një biznesmen.

Rigers Spahiu nga kartelat policore rezulton të jetë vëllai i Arjan Spahiut, vrarë në Belgjikë e po ashtu lidhje e Erjon Alibeaj, një personazh i njohur i botës së krimit në këtë qytet.

Nga aktet hetimore rezulton se për armët e sekuestruara për të cilat u ngritën akuza ndaj Spahiut dhe Gaxhit, është kryer ekspertim mbi profilet gjenetike edhe ndaj Erjon Alibeaj, i cili mbahet në burg dhe nëntë personave të tjerë në Elbasan që të gjithë të njohur. Por nga hetimet një vjetore për armët që u gjetën në shtëpinë e Luis Gaxhit nuk ishin prova bindëse për të ngritur akuza ndaj të dyve.

Dy të rinjtë që u liruan për shkak të vonesave të akt ekspertizave këmbëngulin se nuk kishin dijeni për armët. Spahiu dhe Gaxhi nuk kanë dhënë shpjegime për lëndën plasëse dhe nuk kanë pranuar të japin kodet e telefonave personalë.

Megjithatë për telefonat e montuar në bomba, kompanitë telefonike kanë dhënë pëgjigjet e tyre.

Nga akt ekspertizat në telefona dhe në kartat sim rezulton se njëri telefon ishte në emër të një shtetasi shqiptar dhe tjetri në emër të brazilianit Glauber Gomes Dos Santos, i cili nga këqyrjet telefonike rezulton se ka hyrë në Shqipëri gjatë vitit 2022.

Dy gjykata edhe shkalla e parë edhe e Apelit urdhërojnë lirimin e Luis Gaxhi dhe Rigers Spahiu.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese