Hapësire reklamuese

Aktualitet

U kapën me 60 kg kokainë brenda qymyrit, kompania e anijes që u kap në portin e Durrësit kërkon heqjen e sekuestros

Shkruar nga Newsbomb
U kapën me 60 kg kokainë brenda qymyrit, kompania e anijes që u

Shoqëria “MS Unistream & CO.KG”, e cila i përket anijes me qymyr që u kap në Portin e Durrësit me 60 kg kokainë disa javë më parë, ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit, heqjen e sekuestros të vendosur nga SPAK.

Përfaqësuesit e kompanisë këtë të martë u paraitën para Gjykatës ku kërkuan dhe heqjen e sekuestros.

Anija me qymyr mbërriti në Portin e Durrësit, nga Kolumbia ku ishte ngarkuar me dhjetëra ton qymyr, i cili ishte porositur nga një kompani e huaj që operon në Shqipëri. Përveç sekuestrimit të anijes, SPAK ka bllokuar edhe pasaportat e ekuipazhit.

Kujtojmë se anija e mallrave 132 metra e gjatë ishte nisur nga Barranquilla, një port në Kolumbi dhe mbërriti në Durrës pas lundrimit gati 20 ditor.

 Ajo u vendos në Terminalin Lindor që shërben për ngarkim-shkarkimin e mineraleve mëngjesin e 16 majit dhe pas ndërhyrjes së policisë mes qymyrit u gjet një sasi prej gati 60 kilogramësh lëndë narkotike e dyshuar si kokainë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.