Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U kapën me 1 milion paund kanabis, arrestohen 2 shqiptarë dhe një vietnamez në Angli (EMRAT+VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
U kapën me 1 milion paund kanabis, arrestohen 2 shqiptarë dhe një

Dy shqiptarë dhe një vietnamez kanë përfunduar në pranga si pjesëtarë të grupit të strukturuar kriminal, që merrej kryesisht me kultivimin dhe shitjen e kanabisit.  

Tre personave iu gjetën dhe sekuestruan 1 milion paund lëndë narkotike.

Oficerët e Agjencisë Kombëtare të Krimit hynë me forcë në një pronë në Birmingham për të arrestuar shtetasin vietnamez 33-vjeçar, si dhe dy partnerët e tij shqiptarë, 24-vjeçarin Andi Qani dhe Arlind Lleshaj 28-vjeçar. Lleshaj rezultoi të ishte në kërkim nga autoritetet gjermane i akuzuar për grabitje.

Ndërkohë, është publikuar edhe video gjatë aksionet të bastisjes së ambientit ku kultivohej lënda narkotike.
 
Fermat e tjera të dyshuara për lidhje me grupin e krimit përfshijnë një të bastisur nga Policia e West Midlands në vendin e një pubi të vjetër në Hockley, Birmingham, në shtator, dhe një tjetër të gjetur nga Lancashire Police në një ish-hotel. 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll