Dy shqiptarë, të moshës 26 dhe 27 vjeç, janë kapur dje nga policia e Peruxhias ndërkohë që shpërndanin kokainë për klientët e tyre.
Media italiane raporton se ndaj tyre gjykatësi ka vendosur menjëherë dëbimin nga shteti fqinj drejt Shqipërisë dhe pagesën e 3000 eurove gjobë.
Nuk ishte rastësore kapja e tyre nga ana e karabinierëve. Prej kohësh, këta të fundit, dhe për shkak të rritjes së numrit të turistëve kanë intesifikuar përpjekjet për kapjen e shpërndarësve të kokainës. Dy shqiptarët ishin ndjekur prej kohësh nga policia. Në një bliz në makinën e tyre gjatë kontrollit, iu gjetën 16 gramë kokainë të ndarë në 24 qese, gati për tu shitur në treg.
Dy shqiptarët kishin në posedim edhe katër telefona celularë me të cilët viheshin në kontakt me klientët e rregullt.