Tirana
few clouds
23 ° C
23 °
23 °
40 %
4.1kmh
20 %
Pre
23 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
23 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

U kapën duke blerë vota, policia njoftim për ngjarjen në Maqellarë: U arrestuan në flagrancë për korrupsion, procedohen edhe 2 personat që u bllokuan rrugën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia ka bërë një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Maqellarë, ku dy persona u ndaluan nga militantët e PD-së me pretendimin se po blinin vota.

Dy të arrestuarit akuzohen për veprat penale  “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

Në pranga ka rënë Denis Xholi punonjës i administratës së Bashkisë Bulqizë dhe kushëriri i tij.

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë 2 persona të cilat kanë bllokuar rrugën 2 të arrestuarve.

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit  në  Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë, bënë arrestimin në flagrancë, për veprat penale  “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” të shtetasve:

 A. C.,  25 vjeç dhe D. Xh., 36 vjeç, banues në Maqellarë, Dibër.

Më datën 22.04.2021, rreth orës 14:00, në segmentin rrugor Maqellarë-Peshkopi, në automjetin me të cilin udhëtonin shtetasit e lartpërmendur, Policia sekuestroi  një shumë lekësh, modelar për të orientuar zgjedhësit për mënyrën e votimit si dhe fletëpalosje të një subjekti politik.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik”, për shtetasit  A. S. dhe G. H., banues në Dibër, pasi u kanë bllokuar rrugën dy shtetasve të arrestuar, në afërsi të rrethrrotullimit të Maqellarës, duke bllokuar rrugën Peshkopi – Maqellarë.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur iu referuan  Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img