Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
4.6kmh
100 %
Sht
27 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
24 °
E shtunë, 1 Tetor, 2022

U kap nga militantët e PD-së në Maqellarë, zbardhet dëshmia e Denis Gjolit: Paratë mi dha një i afërm i imi për arsye familjare

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e djeshme një makinë u ndalua nga militantë të Partisë Demokratike në Maqellarë me dyshimin se në të kishte para me të cilën blinin vota për Partinë Socialiste.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe pasi gjeti një shumë parash në kroskotin e makinës, shoqëroi në polici drejtuesin e mjetit Denis Gjoli.

Sot është zbardhur dëshmia e Gjolit në komisariatin e policisë. Mësohet se ai ka thënë se paratë ia kishte dhënë një i afërm i tij, për arsye familjare.

Efektivët e policisë kanë marrë në pyetje familjarin e tij, i cili ka dëshmuar se ishte ai që ia kishte dhënë shumën e parave Denis Gjolit.

Kështu ai ka konfirmuar dëshminë e Gjolit në polici.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img