Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

U kap në “shtëpi bari” në Angli, 21-vjeçari shqiptar dënohet me 14 muaj burg

Shkruar nga Newsbomb
U kap në “shtëpi bari” në Angli, 21-vjeçari

Një tjetër i ri shqiptar që ka shkuar ilegalisht në Britani për një jetë më të mirë, është kapur në një “shtëpi bari”.

Në pranga ka rënë 21-vjeçari Klajdi Karaj. Shqiptari me të mbërritur në Angli kishte filluar punë në lavazh dhe në kantier ndërtimi, por personat që e çuan me kamion në Angli, i kishin kërkuar që të shlyente borxhin.

Kjo e ka detyruar të riun që të niste punën në “shtëpi bari”. Policia ekzekutoi një urdhër kontrolli në Stratford Road, më 24 maj të këtij viti dhe zbuloi se katër dhoma të shtëpisë ishin kthyer në një fermë kanabisi. Gjykata dëgjoi se vlera e fermës ishte diku midis 14,000 dhe 61,000 paund. Karaj është arrestuar në banesën ku kishte kanabis.

21-vjeçari, i cili nuk ka asnjë dënim të mëparshëm në këtë vend, u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit dhe u dënua me 14 muaj burg.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese