Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U kap në “rrugën e Elbasanit” duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 40 vjeçari nga Korça, në kërkim bashkëpunëtori

Shkruar nga Newsbomb
U kap në “rrugën e Elbasanit” duke transportuar 14

Një 40 vjeçar nga Korça është arrestuar nga policia, pasi u kap në flagrancë duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm.

Bëhet me dije se i arrestuari është E.B, i cili u kap në “rrugën e Elbasanit” në kryeqytet, ndërkohë që është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij G.N, 28 vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

U kap duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga një shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.  

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Tiranë kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

E. B., 40 vjeç, banues në Korçë.

Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale G. N., 28 vjeç.

Shtetasi E. B., në bashkëpunim me shtetas G. N., në rrugën e Elbasanit, është kapur duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" kryer në bashkëpunim.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll