Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
28 %
1.5kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
31 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

U kap në port me kokainë, flet Altin MYSLIHAKA: Punoja për MALINDIN, atë natë më kërkoi…

spot_img

Lajme të ngjashëm

57191ce4c37fea82ca4c1fb9aac29963

Njëri prej të arrestuarëve për trafikun e 137 kg kokainë nga Ekuadori në Shqipëri Altin Myslihaka foli para togave të zeza për herë të parë në seancën gjyqësore.’

Ai rrëfeu se ka punuar deri para dy javësh në anijen e Gentian Malindit, i shpallur në kërkim nga policia . Për sa i përket sasisë së kokainës të transportuar, Myslihaka tregoi se Malindi i kishte kërkuar të shkonte te kontenierët për të marrë një çantë me hekur. Por, ai këmbënguli se nuk kishte dijeni që brenda në çantë kishte një sasi kokaine.

Bashkë me të është arrestuar dhe punonjësi tjetër i portit Ardian Bega. Kamerat e sigurisë fiksuan momentin kur të dy hynë  në port dhe morën disa çanta me kokainë.

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të dënonte me ‘’arrest me burg’’ Altin Myslihakën, kurse vendimi për Begën do të merret në një ditë tjetër.

‘’Kam qenë i punësuar në anijen e Malindit. Dy javë më parë më kishter larguar nga
puna. Atë natë më kërkoi të shkoja te kontenierët.  Më kërkoi të merrja një cantë me hekura. E mora, e dërgova në makinë. Nuk e dija që canta kishte kokainë. Kur foli për hekura, mendova se i duhej për anijen’’, u shpreh para trupës gjykuese Myslihaka.

Më shumë

spot_img