Hapësire reklamuese

Aktualitet

U kap në makinë me Endrit Doklen, lihet në burg Fatjon Murati për armëmbajtje pa leje

Shkruar nga Newsbomb
U kap në makinë me Endrit Doklen, lihet në burg Fatjon Murati

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Fatjon Muratin, i cili u arrestua 3 ditë më parë, teksa ishte në makinë me Endrit Doklen dhe Gentian Reçin.

Murati është lënë në burg pasi ishte në kërkim për arëmbajtje pa leje, ndërsa Dokle dhe Reçi u lanë të lirë pas marrjes në pyetje pasi ndaj tyre nuk kishte akuza.

Fatjon Murati ishte i shpallur në kërkim pasi në bazë të një procedimi penal të këtij viti, ka rezultuar se është bashkëpunëtor (posedues i armëve) me shtetasin Kristian Gjini, i cili është arrestuar në kuadër të operacionit “Ruger”, të zhvilluar me datë 12.07.2022.

Kujtojmë që emri i Muratit gjithashtu doli nga grupi hetimor edhe në maskarën me tre të vdekur në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, (nipi i Ervis Martinajt) Besmir Hoxha dhe Dikler Vata.

Prokuroria e Kurbinit kërkoi që të merrej në pyetje Fatjon Murati, Alesio Dobrozi dhe Rohan Brahimi, por në lidhje me këtë ngjarje Murati ka thënë se nuk ka ansjë lidhje pasi nuk kishte asnjë problem me viktimat, teksa ka shtuar se ditën që ndodhi ngjarja ai ishte në një ambient me kamera dhe se këtë mund ta vërtetonin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese