Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
41 %
3.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

U kap me miliona lekë në Maqellarë, PS dhe LSI “zihen” për zyrtarin e tyre: Është i juaji. Jo! Është i juaji (FOTO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratike tha lidhur me ngjarjen e Maqellarës se personat që u kapën me lekë në makinë blinin vota për PS-në.

Por, në një reagim të pak minutave më parë, PS e Dibrës ka konfirmuar atë që ka publikuar media; i arrestuari Denis Xholi nuk është militant i tyre, por person i cili ka lidhje krushqie me Përparim Spahiun e LSI.

I menjëhershëm ka nqenë dhe reagimi i LSI-së së Bulqizës, të cilët thonë se Denis Xholi është eksponent i PS, së bashku me Dionis Imerajn. Ata kanë publikuar në facebook disa foto ku shihen të dy tek zhvillojnë fushatë për PS, foto dhe tekste që vetë Denis Xholi (i arrestuar) i ka publikuar në rrjete e tij sociale.

Mesa duket partitë politike po përpiqen që persona të tillë pasi kapen me “presh në duar”, “t’ja ngecin” njeri-tjetrit duke mos mbajtur përgjegjësi për ta.

Reagimi i LSI Bulqizë

Janë zënë aq ngushtë saqë po shesin edhe njëri-tjetrin!

Ditën e djeshme të gjithë qytetarët panë me zë dhe figurë sesi eksponentë të “Rilindjes” në Dibër u kapën në flagrancë, gjatë tentativës për të blerë me para në dorë votat e qytetarëve në Maqellarë.

Aq ngushtë janë zënë drejtuesit e sektit “Rilindja” në Dibër, #Dionisi & Co, saqë në vend që minimalisht të distancohen ose tek e fundit të heshtin përballë turpit të tyre të faktuar, ata mundohen të shesin njerëzit e tyre si eksponentë të LSI.

Se për kë punojnë, se për kë blejnë vota, dhe se eksponentë të kujt janë këtë e vërtetojnë fotot e mëposhtme, por pa asnjë dyshim do e vërtetojnë edhe organet e hetimit.

Screenshot 1 55

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img