Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
36 %
4.6kmh
0 %
Die
34 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

U kap me dy armë në makinë dhe 23 fishekë luftarak, ndryshon akuza për Fjolla Morinën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b464f78865f69708835658307dd32851

Është ndryshuar akuza për këngëtaren Fjolla Morina, nga  “armëmbajtje pa leje”, “në trafikim të armëve dhe municioneve”.

Bëhet me dije se këngëtarja rezulton të jetë marrë e pandehur nga prokuroria e Kukësit, për akuzën e “Trafikut të armëve dhe municioneve” kryer në bashkëpunim.

Këngëtarja së bashku me të dashurin e saj Fisnik Syla dhe shoferin e këtij të fundit, Fitim Muji akuzohen për veprën penale të “Trafikut të armëve dhe municioneve”.

Kjo çështje fillimisht u dërgua në gjykatë për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”, por më pas gjatë zhvillimit të seancës paraprake, gjyqtari i çështjes urdhëroi prokurorinë që të ndryshojë akuzat nga “Mbajtje pa lejë të armëve dhe municioneve” në “Trafikim të armëve dhe municioneve”, raporton ‘oranews’.

Pak ditë më parë prokuroria e Kukësit u ka komunikuar akuzën e re tre personave të proceduar dhe tashmë çështja kundër Fjolla Morinës, Fisnik Syla dhe Fitim Mujit, ka përfunduar në gjykatën e Kukësit.

Kujtojmë që më 19 shtator këngëtarja Fjolla Morina është arrestuar në pikën kufitare të Morinës me dy armë me vete. Në makinë ishte i dashuri i saj dhe shofer. Fjolla Morina vijon të jetë në Kukës nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Më shumë

spot_img
spot_img