Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Die
20 °
Hën
29 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

U kap me drogë në makinë, Gjykata e Elbasanit liron nga burgu Azem Hajdarin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për djalin e Azem Hajdarit dhe mikun e tij Ergi Gjumsi.

Gjyqtari Taulant Tafa vendosi ndaj tij dhe shokut Ergi Gjumsi masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” edhe pse prokurori Ritvan Suka kishte kërkuar caktimin e masës së “Arrestit në burg”, me afat 1 mujor.

Azem Hajdari u arrestua më 23 korrik në aksin Elbasan-Metalurgji pasi në mjetin në të cilin ai ndodhej, u gjet një sasi prej 8.8 gramë lëndë narkotike hashash.

Përveç sasisë së lëndës së gjetur në mjet gjatë kontrollit fizik të Azem Hajdarit, në xhepin e majtë të tutave sportive të tij u gjet dhe një cigare e dredhur, me filtër, e mbushur me lëndë të dyshuar si ajo e kannabis sativa.

Së bashku me të ishte edhe miku i tij Ergi Gjumsi dhe një vajzë të cilët po udhëtonin drejt Pogradecit ku dhe do të kalonin fundjavën.

Lexo edhe: “Droga është e shokut”, zbulohet mashtrimi i Azem Hajdarit, si e fundosën përgjimet në qeli dhe një faturë në çantën me 5 doza

Më shumë

spot_img