Flamur Pecaj, 47 vjeç nga Vlora, është vënë në pranga ditën e sotme, pasi ishte i shpallur në kërkim.
Drejtoria e Policisë Vlorë në bashkëpunim me strukturat e Komisariatit të Policisë Nr.1, në Tiranë kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të lartëpërmendur të shpallur në kërkim policor, për ngjarjen e datës 04.09.2017, ku në lagjen “Ujë i Ftohtë”, Vlorë, në një banesë, u sekuestruan një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme proceduriale.