Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
Hën
17 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

U kap me 77 kile drogë, arrestohet 30-vjeçari

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

30-vjeçari nga Vlora, Edlir Brokaj është arrestuar nga policia e Vlorës gjatë operacioni anti-kanabis i quajtur “Poçeria”.

Ai është kapur me 77 kilogram lëndë narkotike “cannabis sattiva”. 

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni anti-kanabis, i koduar “POÇERIA”.

Sekuestrohen 77 Kg (kilogram) lëndë narkotike, e dyshuar të llojit  Cannabis Sattiva !

Në pranga autori, bllokohet mjeti me të cilin transportohej lënda narkotike !

Arrestohet në flagrancë shtetasi:

·  Edlir Brokaj, 30 vjeç, banues në Vlorë.

Policia e Vlorës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative ka bërë të mundur realizimin e këtij operacioni, nëpërmjet të cilit duke qenë në ndjekje të automjetit tip “Benz” me targë TR 2051 K, kanë bërë të mundur bllokimin e këtij mjeti, i cili u braktis nga Edlir Brokaj (drejtuesi) në lagjen “Lirimi” Vlorë.

Menjëherë, forcat e policisë i’u vunë në ndjekje autorit dhe bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij në flagrancë pranë vendit të quajtur “Ish-poçeria”, lagjia “Lirimi” Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, Policia ka gjetur të fshehur në të një sasi me lëndë narkotike me peshë totale prej 77 Kg (kilogram) të llojit Cannabis Sattiva.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 11 pako, mbështjellë me qese plastike të tejdukshme, të cilat ishin të fshehura në sedilet e pasme si dhe në bagazhin e këtij mjeti.

Policia ka bllokuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

–  77 Kg (kilogram) lëndë narkotike të llojit Cannabis Sattiva

–  1 automjet tip “Benz” me targë TR 2051 K

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img