Hapësire reklamuese

Aktualitet

U kap me 65,000 euro në shtëpi dhe dokumente të falsifikuara, Gjykata lë në burg ish-drejtorin e Kadastrës Vlorë

Shkruar nga Newsbomb
U kap me 65,000 euro në shtëpi dhe dokumente të falsifikuara,

Gjykata e Apelit të qytetit të Vlorës ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë “Arrest me burg” për ish-drejtorin e Kadastrës së këtij qyteti, Klodian Trocin.

Troci akuzohet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Nga kontrolli në shtëpinë që kishte në Tiranë, atij i janë gjetur 65,000 euro dhe disa dokumente të falsifikuara.

Në seancën e kaluar në Gjykatë Troci refuzoi të fliste, ndërsa avokati i tij kërkoi masë më të lehtë sigurimi, por kjo nuk u prianua nga trupa gjykuese.

Klodian Troci ka punuar rreth 3 muaj në Drejtorinë e Pronave në Qarkun e Vlorës, ku ditët e fundit u vodhën dokumentat origjinale të tokave në Dhërmi.

 Po ashtu, deri më datë 24 shtator 2021, Troci ka qenë në krye të Kadastrës së Vlorës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu