Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U kap me 49 kg kokainë, flet avokati i Selim Çekaj: Është 72 vjeç, nuk di as anglisht as spanjisht, si komunikoi me trafikantët në Ekuador?

Shkruar nga Newsbomb

Sot Gjykata e Durrësit dha vendimin duke e lënë në burg babain e Arbër Çekaj, Selim Çekaj, i cili u kap me 49 kg kokainë në kontenier bananesh të porositura nga Ekuadori.

Ai akuzohet për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike. Në gjykatë Selim Çekaj tha se nuk e ka porositur ai sasinë e drogës dhe nuk ka dijeni fare në lidhje me këtë. Pas seancës gjyqësore, avokati i tij tha se ngjarja është e gjitha e inskenuar dhe se 72-vjeçari nuk di asnjë gjuhë të huaj, nuk mund të komunikojë me trafikantët.

“Që kontenieri të hapej dhe të merrej droga duhen shumë vegla të përparuara, duhet trapan, fresibël. Dhe gjatë kontrollit që iu bë atij si në garazh si në shtëpi, nuk iu gjet asgjë nga këto, asnjë vegët pune që ai mund të hapte këtë kontenier. Me çfarë do ta hapte ai? Kjo është një insketnim, një maskaradë. Shteti po e përdor për propagandë, që ja po kapim sasi kokaine. Është e turpshme. Z.Çekaj është një burrë i nderuar. Është arrestim i paligjshëm. Përgjegjësia për kontenierin nga nisja deri në mbërritje në magazine e mban transportuesi sipas kontratës së nënshkruar midis palëve. Pronari i mallit, pritësi ose blerësi ka të drejtë të hapë kontenierin kur futet në magazinë për të parë sasinë dhe cilësinë e mallit. Blerësi nuk ka asnjë përgjegjësi. Nuk ka asnjë provë, nuk ka telefon, asnjë provë që të ketë folur. Është plak 72 vjeç, nuk di as gjuhë të huaja. Si u lidh me trafikantët e Amerikës Latine? Çfarë pagese bëri, me kë kontaktoi, me cilët foli? Ai kontenier ka dy muaj që vërtitet nga Ekuadori në Marok në Turqi në Greqi e më pas në Shqipëri. Ka dy muaj që vjen vërdallë. U kontrollua magazina nuk u gjet asnjë gjë e paligjshme. Selim Ceku është i pafajshëm, i sëmurë. Është piketuar një kompani e pambrojtur nga mafia për t’i hedhur një sasi shtetit e për t’i hapur rrugë kompanive të tjera”, deklaroi avokati Fanaj në seancë.

Ngjarja

Droga u sekuestrua dje në portin e Durrësit teksa ishte porositur nga kompania e Çekajt që ndodhet në Maminas. Droga u gjet e fshehur në dy krahët e kontejnerit, e ndarë në pako me nga 1.3 kg secila. Kontejneri mbërriti 2-3 ditë më parë në Durrës, ndërsa kaloi në skaner dhe në kontrollet e qenit antidrogë.

Pas këtyre procedurave, u vu re se brenda tij kishte diçka të dyshimte dhe pas kontrolleve të imtësishme u zbulua sasia e drogës. Administratori i firmës që kishte porositur mallin, në këtë rast Selim Çekaj është thirrur nga policia për të bërë verifikimet sipas procedurës.

Mësohet se 72-vjeçari nuk ka pranuar që të hapë kontejnerin, pa u çuar në magazinë pasi brenda kishte fruta që merrte nga Ekuadori. Kjo çoi në dyshime të forta nga ana e policisë se aty fshihej diçka e paligjshme. Ndaj edhe policia bëri ndërhyrjen në port, ku u gjetën 37 pako me drogë.

Selim Çekaj është babai i Arbër Çekaj, të cilit në po të njejtën mënyrë në kontenier, iu gjetën 613 kg kokainë.   

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll