Marin Dajani, 48-vjeçari shqiptar i cili u arrestua më 22 janar të 2021 në Itali është dënuar me 7 vite burg dhe 60 mijë euro.
Dajani u kap nga forcat italiane me 22.5 kg kokainë në makinë. Korrieri i drogës, një shqiptar nga Shkodra rezultonte pa precedent penalë. Në momentin e arrestimit ai punonte në Zvicër si punëtor në një fabrikë dhe hynte dhe dilte nga Italia për në shtetin fqinj çdo ditë.
Shqiptari, i ndihmuar nga avokatët Pier Mario Morra dhe Fabrizio Cardinali, ka kërkuar një gjykim të shkurtuar.
Nga ana e mbrojtjes, kërkesat kishin të bënin me përjashtimin e rrethanës rënduese . “Ai është një korrier i rastësishëm, pa asnjë lidhje me sistemin kriminal. Nuk kishte asnjë perceptim për sasinë dhe llojin e drogës”, shpjegon avokati Morra.