Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
72 %
5.1kmh
75 %
Die
15 °
Hën
13 °
Mar
8 °
Mër
10 °
Enj
13 °
E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

U kap me 2 pistoleta dhe gënjeu se është shtatzënë/ Gjykata liroi nga qelia Fjolla Morinën, avokatja e saj tregon arsyen

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2696f9b94504bfaf13f69ab4eee3c5d7

Avokatja e Fjolla Morinës, Aurora Guska ka folur pas vendimit të Gjykatës së Kukësit për të lënë në arrest shtëpie këngëtaren dhe në burg, 2 miqtë e saj të arrestuar bashkë me të në pikën kufitare Morinë, kur po vinin në Tiranë, me 2 pistoleta në makinë.

Avokatja ka thënë për report tv se për Fjollën është marrë ky vendim për shkak se ajo ka një vajzë 5 vjeçe si dhe janë paraqitur disa fakte të tjera.

“Arrest me burg për dy djemtë është dhënë me afat 30 ditor dhe është lënë detyrë nëse në armën e gjetur ka shenje gishtash ose jo. U paraqit fakti që ka një vajzë 5 vjeçe që është e vetme dhe fakte të tjera që e ka gjykuar Gjykata e Kukësit. Do të ankimojmë vendimin për dy shoqëruesit e Fjolla Morinës.

 Nga ana  OPGJ dhe herën e dytë sot, Fjolla u dërgua dy herë në maternitetin e Kukësit dhe nuk ka qenë asnjëherë e shtruar në spital, kontrolle rutinë. Në rastin e parë mjeku nuk jepte të dhënë të saktë nëse është në fillim të shtatzënisë ose jo. Sot prokurorja kërkoi rikontroll dhe nga 2 mjeke rezultoi se Fjolla Morina nuk është shtatzënë.

U panë të dhëna të tjera. Është një masë ekstreme, nuk është një masë shumë e lehtë. Ne kishim bërë mbrojtje që është armë zhurmuese për sport, sot nga ana e prokurorisë u paraqit akti i ekspertimit që hyn në kategorinë e armëve të zjarrit, por që nuk janë të rrezikshme. Nuk kemi fuqi ligjore që të kundërshtojmë vendimet e ekspertëve.

 Do apelohet vendimi për dy djemtë, nuk mund të akuzojmë 3 veta për 1 pistoletë. Ne ofruam dhe garanci pasurore, por Gjykata e la në arrest shtëpie. Kemi marrë një banesë me qira përballë komisariatit”, ka thënë avokatja.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img