Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
0kmh
75 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
31 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

U kap me 1 kg kokainë, zbardhet dëshmia e Dedë Nimanit: Drogën e bleva në Durrës, Luani dhe efektivi i RENEAS-s nuk kanë lidhje me ngjarjen, unë e shes për arsye ekonomike…(E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Është zbardhur dëshmia e Dedë Nimanit, i cili u kap me 1 kg kokainë. Ai u arrestua së bashku me efektivin e RENEA-s, Xhuljo Lici, dhe Luan Gacin.

Para togave të zeza Nimani është shprehur se drogën e shiste vetë, ndërsa dy personat e tjerë nuk dinin asgjë.

Ai tha se Luan Gacit i kishte thënë që ta conte deri në Durrës, pa i treguar se atje do shkonte të merrte drogë. Nimani ka rrëfyer se pasi nuk donte ta conte në vendin ku shkonte dhe kë takonte ka zbritur nga makina, ndërsa kur është kthyer rastësisht ka hypur në makinën e efketivit dhe e ka lënë drogën në bagazh, pa i treguar se çfarë kishte.

Dedë Nimani ka theksuar disa herë se personat e tjerë nuk kishin lidhje, teksa është shprehur se drogën e shiste për arsye ekonomike.

“Per arsye ekonomike dhe situates shendetesore times dhe te famniljes time ne pamundesi te cdo lloj menyre tjeter te jeteses kam qene i interesuar te shes droge per te jetuar. Per kete arsye dhe pasi jam interesuar kam mesuar se ne zonen e Plepave ne Durres eshte nje person qe shet droge. Kam marre si taksi nje te njohurin tim qe quhet Luan te cilit nuk i kam treguar arsyen e vertet dhe se bashku kemi shkuar deri ne Plepa. Nuk desha qe ai te dinte se ku e marr drogen dhe as ke takoj, per kete arsye i kam thene Luanit nisu dhe me prit rruges se Ndroqit. Pasi e kam ble drogen kam dale ne rruge dhe qe te mos bie ne sy, kam ecur ne kembe per nje fare kohe derisa ka ardhur nje makine te ciles i kam bere shenje dhe ka ndaluar.

Kam hipur ne kete makine, pakon e droges e vura ne bagazh sepse kisha frike se bie ere dhe nuk desha qe shoferi i makines te kishte dyshime. Ne rruge kur kam pare makinen e Luanit te ndaluar i kam thene ketij shoferit te rastit te ndalonte pasi nga aty deri ne Tirane do te vija me Luanin. Ne momentin qe kam ndaluar shoferi ka hapur bagazhin te me jepte pakon time pa e ditur se cfr ka ne te nderkohe ka ndehyre policia dhe na ka arrestuar te gjitheve.

Dua te deklaroj me pergjegjesi se as Luani dhe as shoferi te cilit nuk ja mesova dot emrin nuk kan patur dijeni per lenden narkotike. Gjithe pergjegjesia eshte e imja dhe ju kerkoj ndjese Luanit dhe ketij shoferit qe ndaloj te me bente nder per situaten e krijuar! Kerkoj meshiren edhe te organit procedues por e kam bere sa me siper nisur nga veshtiresite ekonomike dhe shendetesore te familjes time!”, ka thënë i arrestuar para togave të zeza, raporton “neës24”.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img