Hapësire reklamuese

Rajoni

U kap me 1.5 kg kokainë e mijëra euro, ja si u arrestua 30-vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga Newsbomb
U kap me 1.5 kg kokainë e mijëra euro, ja si u arrestua

Një 30-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Itali pasi u kap me rreth 1.5 kg kokainë.

Shqiptari u gjet nga policia në Torino në makinë, ku dhe u arrestua.

Oficerët e komisariatit Dora Vanchiglia në Torino thanë se arrestimi u bë nga një aksion në rrugët e lagjes Parella në kulmin e hetimeve që po zhvilloheshin për shitjen e lëndëve narkotike në vend.

30-vjeçari shqiptar u vu re duke u përplasur disa herë brenda makinës, të parkuar, më pas është  larguar me një makinë tjetër dhe pas disa orësh ishte kthyer në të njëjtin vend.

Në makinë policia e Torinos ka gjetur një qese me 22 pako kokainë. Në kroskot janë gjetur 15 mijë euro cash dhe 17 mijë euro të tjera ndodheshin në shtëpinë e tij. Gjithashtu u sekuestruan dhe pesë mijë euro në një makinë tjetër të cilën eposedonte 30-vjeçari.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese