Hapësire reklamuese

Bota

U kap me 1.2 kilogram kanabis, justifikimi i pazakontë i 66 vjeçarit: E kultivoj për djalin tim, s’dua ta marrë nga të tjerët

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Me një justifikim të pazakontë janë përballur karabinierët në qytetin Terni të Italisë, pasi kanë arrestuar një 66 vjeçar.

Policia e Ternit kishte nisur aksionin kundër kultivimit të kanabisit dhe pas disa informacioneve në rrugë operative kanë ndërhyrë në shtëpinë e 66 vjeçarit.

Atij iu gjendën në shtëpi 1.2 kilogram kanabis, por justifikimi i tij habiti karabinierët, pasi i moshuari u tha se e kultivonte për djalin e tij, sepse nuk donte që ai ta blinte nga persona të tjerë.

“Kultivoj marijuanë për tim bir që është një konsumator i madh. Kështu që evitoj blerjen nga persona “më pak të rekomandueshëm”.

Por në kopshtine  italianit u gjet edhe një bimë kerp indian, i gjatë 2 metër dhe një peshore, që sipas policisë përdorej për peshimin e drogës.

Sondazh

Poll