Hapësire reklamuese

Showbiz

U kap mat me të dashurën, Olsi Bylyku flet për herë të parë për lidhjen

Shkruar nga Newsbomb

Aktori Olsi Bylyku ka qenë në qendër të vëmendjes ditëve të fundit, pasi u kap mat me një vajzë brune në kinema.

Sot në emisionin ‘BE Coffee’ teksa ishin të ftuar Anxhela Peristeri dhe Mateus Frroku, Erion Isai pyeti dyshen se kush është më i dashuruar.

I pari që u përgjigj ishte Mateus, i cili tha emrin e Anxhelës duke nënkuptuar se ajo është e dashuruara në këtë mes.

Por Anxhela e mohoi dhe për të rregulluar situatën reagoi Olsi, i cili tha: ‘Ta them une kush eshtë më i dashuruar, unë’.

Në atë moment Erioni iu përgjigj duke e konfirmuar lidhjen e re të kolegut të tij: ‘Ti je sefte, po e shijon’.

Pra e thënë troç, Olsi ka pranuar për herë të parë që është i dashuruar.

OLSI2.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll