Tirana
scattered clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.1kmh
40 %
Pre
26 °
Sht
28 °
Die
22 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

U kap gjatë tentativës për të kryer atentat, 28-vjeçari ishte mik me Brilant Martinajn, dyshohet se do hakmerrej

spot_img

Lajme të ngjashëm

Nikoll Shermaku u kap ditën e sotme në Lezhë, gjatë tentativës së dyshuar për të kryer një atentat.

Shermaku u arrestua në flagrancë nga policia teksa po qëndronte në pritje brenda makinës së blinduar në një parking në Lezhë. Në makinë me të ishte dhe një femër si dhe një 15-vjeçar. Ndërsa gjatë kontrollit të policisë iu gjet një kallashnikov i mbushur me plumb gati për qitje, si dhe dy radio marrës.

28-vjeçari Shermaku ka qenë më herët i dyshuar kryesor për vrasjen e efektivit të FNSH-së, Xhulio Prela, dhe ishte lënë në “arrest shtëpie”.

Për shkak të miqësisë me Brilant Martinajn, i cili mbeti i vrarë në një atentat me armë zjarri së bashku me dy shokët e tij disa javë më parë, dyshohet se Shermaku mund të kishte planifikuar ndonjë atentat në formë hakmarrjeje.

Lexo edhe: Me makinë të blinduar / Arrestohet në Lezhë Nikoll Sherniku, dyshohet se ishte nisur për të kryer atentat

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img