Tirana
scattered clouds
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Hën
26 °
Mar
25 °
Mër
25 °
Enj
23 °
Pre
16 °
E hënë, 20 Shtator, 2021
spot_img

U kap duke vaditur kanabisin, arrestohet 44 vjeçari në Kuçovë, procedohet kryetari i fshatit dhe Inspektor i Shërbimit Pyjor (Emrat – Detaje)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur në flagrancë duke vaditur kanabisin në tokën e tij.

Në pranga ka rënë Adi Myftari, gjithashtu është proceduar penalisht shtetasit Shefqet Kuqi, 62 vjeç, me detyrë Kryetar i fshatit Mëndrakë, Kuçovë dhe Kujtim Behari, 51 vjeç, me detyrë Inspektor i Shërbimit Pyjor, pasi dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre”.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Evidentohen dhe goditen dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Skrapar, arrestohet autori i dyshuar i tentativës për kultivim.

Kuçovë, procedohet penalisht Kryetari i Fshatit dhe Inspektori i Shërbimit Pyjor, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë së DVP Berat, në bazë të informacioneve të siguruara si dhe në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar në fshatin Vërzhezhë, Skrapar dhe në fshatin Mëndrakë, Kuçovë fidanë të dyshuara bimë narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar, arrestuan në flagrancë shtetasin Adi Myftari, 44 vjeç, banues në Vërzhezhë, pasi u kap nga shërbimet e policisë, duke ujitur fidanët të dyshuara bimë narkotike cannabis sativa, të cilat ishin të mbjella pranë tokës së tij.

Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë, proceduan penalisht shtetasit Shefqet Kuqi, 62 vjeç, me detyrë Kryetar i fshatit Mëndrakë, Kuçovë dhe Kujtim Behari, 51 vjeç, me detyrë Inspektor i Shërbimit Pyjor, pasi dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img