Hapësire reklamuese

Aktualitet

U kap duke ujitur bimët e kanabisit, dënohet me 15 muaj burg shqiptari në Britani

Shkruar nga Newsbomb
U kap duke ujitur bimët e kanabisit, dënohet me 15 muaj burg shqiptari

33 vjeçari shqiptar Sajmir Hoxha ka rënë në pranga në Britani, pasi u kap duke ujitur 78 bimë kanabisi që me vlerë tregu arrinin rreth 47 mijë paund. Shqiptari u gjet në garazhin e banesës dhe kishte tentuar t'i arratisej policisë, por përpjekja e tij dështoi. Gjykata e ka dënuar Hoxhën me 15 muaj burg.

Prokurori Ben Lawrence tha: "Prona u kontrollua. Kishte 78 bimë që kishin mbetur rreth tetë javë për t'u pjekur. Kishte gjithashtu porta hekuri të bëra vetë me dry në pjesën e pasme të shtëpisë të përdorura si masë sigurie”.

Sipas mediave, ai kishte ardhur në Britani 18 muaj më parë dhe kishte grumbulluar paratë për një borxh prej 5,000 £ duke bërë këtë gjë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese