Një 43-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë angleze, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.
Mediat britanike bëjnë me dije se në pranga ka rënë Arian Mustafaj, 43 vjeç, i cili është kapur duke transportuar 16 kg kanabis.
Policia gjatë kontrollit në rrugën Great Yarmouth, ka ndaluar mjetin që drejtohej nga shqiptari, ku është gjetur dhe lëndën narkotike.
Gjykata e Magjistraturës së Norwichit tha se oficerët kishin gjetur 16 pako të mëdha me nga 1 kile secila. Nëse droga do të shitej në treg kapte vlerën e 160,000 paund. Shqiptari ndodhet në paraburgim, ndërsa masa ndaj tij do të jepet më 4 mars.
Sondazh
Poll