Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
56 %
4.6kmh
0 %
Hën
22 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

U kap duke shitur kanabis, arrestohet i riu në Tiranë, procedohet dy të tjerë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Vihen nën hetim pasagjerja që kishte në makinë dhe klienti

Një person është arrestuar nga policia e Tiranës dhe dy të tjerë janë proceduar pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi I. L., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:  K. A., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe C. D., 20 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Ali Demi”, automjetin me drejtues shtetasin I. L. dhe pasagjere shtetasen C. D. Shtetasi I . L., pasi ka ndaluar automjetin, i ka dhënë nga dritarja, shtetasit K. A., një sasi lënde të dyshuar narkotike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë së Tiranës:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Autostop”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht në gjendje të lirë 2 të tjerë.

Sekuestrohen 3 kg e 400 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar ”Autostop”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– I. L., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

  1. A., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
  2. D., 20 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Ali Demi”, automjetin me drejtues shtetasin I. L. dhe pasagjere shtetasen C. D. Shtetasi I . L., pasi ka ndaluar automjetin, i ka dhënë nga dritarja, shtetasit K. A., një sasi lënde të dyshuar narkotike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit I. L., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3.4 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasit I. L.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img